
Manchester United dhe Chelsea janë të interesuar të nënshkruajnë Samuel Umtiti, raporton e përditshmja spanjolle Don Balon.
Manchester City është gjithashtu në vëmendje të francezit, i cili është zhgënjyer me një rol të zvogëluar në Camp Nou nën udhëheqjen e Ernesto Valverdes, përcjell ORAinfo.

Umtiti është paraqitur vetëm në katër ndeshje të La Ligës për Barçën në gjysmën e parë të fushatës 2019-20.
Ai, ka luftuar shumë me lëndime, gjë që ka bërë që të mos e jap maksimumin për ekipin spanjoll./ORAinfo/