Dështon shkëmbimi i madh mes Barcelomës dhe Juventusit

20:58 | 08 Dhjetor 2019

Bisedimet midis Juventus dhe Barcelona për një marrëveshje shkëmbimi të janarit për Emre Can dhe Ivan Rakitic janë ndërprerë, thotë Gazzetta dello Sport.

Skuadra e Serie A ka qenë e lidhur shumë me një transferim për Rakitic në janar dhe Barca raportohet se janë të etur për të marrë Emre Can në këmbim,përcjell ORAinfo.

Ndërsa të dy klubet kanë zhvilluar bisedime për një marrëveshje të mundshme, Juventus mund të detyrohet të tërhiqet pasi Sami Khedira pësoi një dëmtim, duke i lënë ata të mos kishin mundësi të bëjnë përforcime në mesfushë./ORAinfo/

Komento: