Mesazhi i Piatek për Ibrahimovicin

08:34 | 09 Dhjetor 2019

Piatek ka një mesazh për Ibrahimovicin.

Krzysztof Piatek mirëpret transferimin e mundshëm të Zlatan Ibrahimovicit në Milan.

Krzysztof Piatek ka mirëpritur mundësinë e ardhjes së Zlatan Ibrahimovicit në Milan.

Ylli polak ka thënë se do t’i pëlqente të luajë së bashku me suedezin i cili spekulohet me rikthim te “Rossonerët”.

“Të luaj me Ibrahimovicin? Është një futbollist i jashtëzakonshëm”, deklaroi Piatek pas fitores së Milanit ndaj Bolognas me rezultat 3:2, përcjell lajmi.

“Kemi nevojë për futbollistë të nivelit të tij. Ka bërë mirë ku do që ka shkuar dhe mendoj se do të ishte shumë i dobishëm për Milanin”, u shpreh ai.

Komento: