
Krzysztof Piatek, zbuloi se forma e tij për Milanin është duke u përmirësuar, pas fitores së rëndësishme që shënuar kundër Bolognes.
Kuqezinjtë festuan fitoren e tyre të dytë radhazi, , pasi fituan 1-0 në Parma javën e kaluar dhe 3-2 në Bolonjë mbrëmjen që lamë pas, përcjell ORAinfo.

“Unë mendoj se kemi luajtur mirë së bashku, gjë që është më e rëndësishmja, pasi jemi ekip. Tani ne ngjitemi në tabelë dhe kjo është ajo që ka rëndësi. Ne duam tre pikë çdo herë dhe pastaj do të shohim se ku jemi . Jam përmirësuar fizikisht, pasi gjysma e parë e sezonit ishte e vështirë për mua.
Nuk e di nëse kam pasur disa çështje në para-sezonit, por ndihem mirë tani “i tha ai Sky Sport Italia./ORAinfo/