Ja ku po transferohet Smalling

14:55 | 09 Dhjetor 2019

Arsenali është i përgatitur të nis një ofertë për Chris Smalling kur përfundon marrëveshja e tij për huazim sezonal në Romë.

Mbrojtësi i Manchester United do të kthehet në Old Trafford verën e ardhshme, por Topçinjtë, Everton dhe Leicester janë të gjithë të interesuar për shërbimet e tij, përcjell ORAinfo.

Roma gjithashtu ka dëshirë të nënshkruajë Smalling në baza të përhershme, pasi ka bërë përshtypje me shfaqjet e tij në Serie A në fillimin e sezonit./ORAinfo/

Komento: