Ibrahimovic “largon” yllin e madh nga Milan

16:27 | 09 Dhjetor 2019

Duket se Krzysztof Piatek i ka ditët e numëruara te Milan.

Krzysztof Piatek mund të detyrohet të largohet nga Milano në janar nëse Zlatan Ibrahimoviç kthehet në klub , raporton Corriere Dello Sport.

Sulmuesi polak ka luftuar për të dhënë një ndikim në San Siro këtë sezon, me vetëm katër gola për emrin e tij nga 15 ndeshje në Serie A, përcjell ORAinfo.

Milani mund të largojë Piatek nëse Ibrahimovic kthehet muajin tjetër, me suedezin në kërkim të klubit të tij të ardhshëm pas largimit nga LA Galaxy./ORAinfo/

Komento: