Interi po e ‘rrëmben’ super-yllin e Chelseas

20:52 | 09 Dhjetor 2019

Duket se skuadra e Interit po bëhet gati për transferime të reja.

Mbrojtësi i majtë spanjoll mund të largohet nga Chelsea gjatë janarit dhe mund të përfundojë në Itali

Marcos Alonso mund të largohet nga Chelsea në afatin kalimtar të janarit.

Dhe, mediumi italian “Calciomercato” shkruan se mbrojtësi i majtë mund të përfundojë në Serie A.

28 vjeçarin e do Interi i Antonio Contes, i cili e pëlqen tej mase përfaqësuesin spanjoll.

Alonso i ka zhvilluar vetëm shtatë ndeshje në Premierligë këtë sezon me “Blues”, duke e realizuar një gol.

Komento: