Guardiola po transferon mbrojtësin e Barcelonës

14:26 | 10 Dhjetor 2019

Pep Guardiola po kërkon ta përforcojë skuadrën me një mbrojtës të Barcelonës.

Pavarësisht deklaratave të mëparshme të trajnerit të Manchester City, Pep Guardiola, se nuk do të bënte ndërhyrje në merkaton e dimirt, me problemet në mbrojtje duket se spanjolli ka ndryshuar mendje.

Objektivi i Citinzens për në Janar është pikërisht të përforcojë repartin e prapavijës, që me mungesën e Aymeric Laporte po has shumë vështirësi.

Alternativa e Citizens për të mbushur këtë boshllëk quhet Samuel Umtiti. Francezi nuk po kalon një moment të mirë te Barcelona, ku në 16 javë kampionat është aktivizuar katër herë. Kjo situatë e krijuar te katalanët mund ta shtyjë francezin t’i bashkohet ekipit të Guardiolës që në janar.

Komento: