
Mëngjesin e hershëm të 26 nëntorit Shqipëria u godit nga një tërmet vdekjeprurës.
Nga kjo fatkeqësi vdiqën mbi 50 persona dhe shumë të tjerë mbetën pa kulm mbi kokë pasi u shembën shumë ndërtesa, përcjell ORAinfo.
E shumë kosovarë u janë vënë në ndihmë të prekurve nga tërmeti.
Sot, këngëtarja e mirënjohur Remzie Osmani së bashku me vëllanë e saj Nexhatin kanë shkuar për të ndihmuar një familje që mbeti pa asgjë pas tërmetit./ORAinfo/

