U inkuadrua vetëm në një ndeshje, Demiral befason me deklaratën për Sarrin

15:16 | 10 Dhjetor 2019

Merih Demiral është futbollisti i Juventusi e që është inkuadruar vetëm një herë në skuadër.

Ai është i përqëndruar në Juventus edhe pse nuk është duke gjetur hapësirë për lojë në formacionin e trajnerit, Maurizio Sarri.

Merih Demiral ka komentuar hapësirën e kufizuar për lojë te Juventus.

Mbrojtësi i ardhur si përforcim nga Sassuolo është paraqitur në vetëm një ndeshje deri më tani në Serie A duke mos u preferuar nga trajneri Maurizio Sarri.

“Nuk i komentoj vendimet e Sarrit”, u përgjigj shkurt reprezentuesi turk për “Fanatik”, përcjell lajmi.

Demiral megjithatë u shpreh i përqendruar te skuadra e tij e tanishme.

“Juventus është një nga top klubet e botës, punoj për të dhënë 100% dhe nuk mendoj për merkato”, shtoi ai. Ish mbrojtësi i Sassuolos ka treguar se ndihmohet shumë nga Cristiano Ronaldo.

“Cristiano Ronaldo është gjithmonë i gatshëm të më ndihmoj, po ashtu i pëlqen fakti se unë flas gjuhën portugeze dhe ai çdo ditë më mëson fjalë të reja”, theksoi Demiral.

Komento: