U KRY! Ibra nënshkruan me Milanin

16:13 | 10 Dhjetor 2019

Sulmuesi suedez, Zlatan Ibrahimovic do të kthehet në San Siro.

Zlatan Ibrahimovic ka zgjedhur të nënshkruajë në AC Milan, raporton Gazzetta dello Sport,përcjell ORAinfo.

Pasi që është jashtë kontratës në fund të vitit pas një përvoje me LA Galaxy, Suedezi është vendosur të kthehet në Serie A, me vetëm disa detaje të kontratës së tij që do të rregullohen , përfshirë këtu sa kohë do të zgjasë marrëveshja.

Ai, gjithashtu ishte i kërkuar nga Napoli dhe Bolonja./ORAinfo/

Komento: