Milan merr vendim të prerë për Donnarumman

21:42 | 10 Dhjetor 2019

Pavarësisht zërave në orët e fundit, AC Milan ka ide të qarta për të ardhmen e Gigio Donnarumma.

Kuqezinjtë nuk kanë ndërmend të ndajnë rrugët me portierin, i cili ka qenë shumë i rëndësishëm për ta në vitet e fundit,përcjell ORAinfo.

Siç mësohet nga Calciomercato, qëllimi kryesor i Milanit është të arrijë një marrëveshje me agjentin Mino Raiola për rinovimin.

Sidoqoftë, nuk ka nevojë të nxitohet në këtë çështje dhe palët do të ulen në pranverë për të diskutuar detajet./ORAinfo/

Komento: