Barcelona ka në skuadër yllin që vlen 400 milionë

10:44 | 11 Dhjetor 2019

Ansu Fati, është bërë golashënuesi më i ri në historinë e Ligës së Kampionëve.

Sulmuesi i Barcelonës shënoi një gol fitueskundër Interit të martën ndërsa skuadra e Serie A u eliminua nga turneu.

Fati, i moshës 17 vjeç e 40 ditë, mundi Samir Handanoviç për të rrëmbyer një tjetër rekord,përcjell ORAinfo.

Ai ishte tashmë golashënuesi më i ri i LaLiga për Barça dhe lojtari më i ri i klubit që u paraqit në Ligën e Kampionëve.

Në fillim të këtij muaji, Barca e shpërbleu Fatin me një kontratë të re që zgjat deri në qershor 2022, duke e rritur klauzolën e tij të lirimit nga 100 milion në 170 milion €.

Kur Fati nënshkruan terma profesionalë me kohë të plotë, klauzola e lëshimit do të rritet përsëri, duke qëndruar në 400 milion euro./ORAinfo/

Komento: