Piatek mund të transferohet te klubi i madh spanjoll

11:49 | 11 Dhjetor 2019

Bosi i Atletico Madrid, Diego Simeone është i interesuar për të nënshkruar me sulmuesin e Milanit, Krzysztof Piatek.

Është raportuar nga Diario AS në fillim të muajit që Simeone ka kërkuar nga shefat e klubit të hulumtojnë tregun për numërin nëntë të Milanit, dhe është përpiluar një listë me katër synimet e mundshme, njëra prej të cilave është Piatek, përcjell ORAinfo.

Futbollisti kuqezinjtë ka luftuar që nga marrja e fanellës numër 9 gjatë verës, duke grumbulluar vetëm një gol nga loja e hapur në 15 ndeshje deri më tani këtë sezon, megjithëse shënoi nga pika e bardhe në fitoren e Milanit kundër Bolognas të Dielën.

Sipas il Corriere dello Sport, Piatek është me të vërtetë në listën e Atletico përpara dritares së janarit pasi Simeone që dëshiron të gjejë zëvendësimin afatgjatë të Diego Costa.

Ndërkohë, Calciomercato kohët e fundit raportoi se Piatek aktualisht ka një vlerësim prej rreth 25-30 milionë eurove dhe se pala e LaLiga mund të përpiqet për një marrëveshje shkëmbimi për të shmangur një shpenzim të tillë. /ORAinfo/

Komento: