Napoli nuk humb kohë, trajneri i ri arrin në ambientet e klubit

14:33 | 11 Dhjetor 2019

Napoli veç se ka gjetur trajnerin e ri.

Pas shkarkimit të Ancelottit mbrëmjen e djeshme, Napoli e ka në plan që menjëherë të gjejë zëvëndësuesin e tij.

Në ambientet e skuadrës napolitane sapo ka arritur Gennaro Gatusso.

Ish-trajneri i Milanit do të nis bisedimet me Napolin në orën 14:00. Raportohet se mes tij dhe skuadrës ka një marrëveshje verbale e cila pritet të detajizohet pas këtij takimi.

Gatusso do të nënshkruaj kontratë 6 vjeçare, me mundësi vazhdimi edhe për 1 vit tjetër. Ndeshja ndaj Parmës në vikend pritet të jetë debutuese për Gatusson.

Komento: