Ariana shkëlqen me dallome

14:55 | 11 Dhjetor 2019

Nusja e Ermal Fejzullahut shkëlqen me dallomë.

Gruaja e këngëtarit të mirënjohur, Ermal Fejzullahut, Ariana është ndër gratë më të komentuara dhe të pëlqyera të artistëve.

Ariana, e cila është nënë e katër fëmijëve, është në formë mjaft të mirë. Kjo shihet nga imazhet e ndryshme që ajo publikon për njerëzit e shumtë që e ndjekin në instagram, shkruan rtv21.
Ariana komentohet më së shumti për stilin e saj, por bukuroshen nuk e keni parë asnjëherë të veshur si nuse.

Por, së fundmi bukuroshja mori pjesë në një fotosesion për reklamim e veshjeve tradicionale, ku është shfaqur mjaft bukur e veshur me dallamë. Përmes fotografive të publikuara në Instagram Ariana është shprehur se traditat duhet ruajtur gjithmonë.

“Kur modernizimi kaplon botën, ne çdo ditë e më shumë e ruajmë traditën. E jona dhe gjithmonë me ne”, ka shkruar Ariana. Ariana dhe Ermali gëzojnë jetë të lumtur bashkëshortore.

Komento: