Edon Zhegrova shpallet lojtari më i mirë për muajin nëntor në Zvicër

17:10 | 11 Dhjetor 2019

Është cilësuar si ‘Messi i Ballkanit’.

Edon Zhegrova është futbollisti më i mirë i muajit nëntor.

Pas një periudhe të vështirë, anësori i Kombëtares së Kosovës ka gjetur formën më të mirë te Basel në Superligën e Zvicrës.

20 vjeçari është përzgjedhur si futbollisti më i mirë i muajit nëntor në elitën e futbollit zviceran.

Muaji nëntor ka qenë më i mirë që nga koha e transferimit të anësorit nga Prishtina te Baseli nga skuadra e Genk.

Një nga ndeshjet ku Zhegrova ishte i jashtëzakonshëm, ishte ajo kundër Young Boys, ku talenti premtues i Kosovës gjithashtu shënoi edhe një gol të bukur.

Komento: