Hallakamë në Milan, Gazidis refuzon të nënshkuruaj transferimin e Ibrahimoviçit

18:00 | 11 Dhjetor 2019

Shefi ekzekutiv i Milanit, Ivan Gazidis nuk është i bindur me idenë për të nënshkruar me sulmuesin veteran Zlatan Ibrahimovic në dritaren e transferimit të janarit.

Tuttosport raporton se Gazidis nuk është akoma i bindur me idenë e klubit për të nënshkruar me Ibrahimoviçin, duke marrë parasysh moshën e tij dhe shumën e parave që do të investohen te lojtari, përcjell ORAinfo.

Mësohet se Gazidis është i idesë që Milani duhet të investojë vetëm në lojtar të një moshe me të redhe ish-sulmuesi suedez nuk i përshtatet atyre kritereve.

38-vjeçari është lidhur me një transferim në klubin me qendër në Milano në janar, kur ai do të bëhet një agjent i lirë pas kontratës së tij me ekskluzivitetin e Major League Soccer (MLS) Los Angeles (LA) Galaxy.

Kohët e fundit në media ka pasur raporte se hierarkia e Milanit i ka ofruar Ibrahimoviç një kontratë 18-mujore në vlerë prej 6 milionë, por duket se tani drejtuesit e Milan kanë zbehur dëshirat që ta sjellin ‘bishën’ e sulmit në San Siro.

Mbetët të shihet në ditët në vazhdim nëse fjala e Gazidis do të respektohet edhe nga drejtuesit e tjerë të Milanit. /ORAinfo/

Komento: