Bisedimet me Milan drejt dështimit, Ibrahimoviç po transferohet në Premierligë

19:19 | 11 Dhjetor 2019

Zlatan ibrahimovic ende nuk e ka të sigurt se për cilin ekip do të luaj.

Sulmuesi suedez nuk ka vendosur ende përfundimisht për klubin e ri, pavarësisht që thuhet se është afër rikthimit në Milan, shkruan express.

38 vjeçari i dha fund eksperiencës amerikane me Los Angeles Galaxy dhe po e pret me padurim rikthimin në futbollin evropian.

Sipas mediumit britanik “Express”, Evertoni e ka përgatitur një ofertë për veteranin e sulmit.

“Toffees” janë të gatshëm ta paguajnë Ibrën 5.5 milionë euro në vit.

Ndërkohë, “Rossoneri” thuhet se ia kanë ofruar 6 milionë euro për një kontratë prej 18 muajsh.

Ibrahimovicin e duan edhe Bologna e Napoli në Itali.

Komento: