Milot Rashica ka nevojë për ndihmen tuaj

19:28 | 11 Dhjetor 2019

Është duke shkëlqyer me paraqitjet e tij në Werder Bremen.

Milot Rashica ka nevojë për ndihmën tonë. Madje, edhe vetë klubi i tij ka kërkuar që tifozët ta ndihmojnë lojtarin e Kosovës.

Rashica është nominuar për lojtarin më të mirë për muajin nëntor në Bundesliga.

“Njeriu ynë raket Milot Rashica është nominuar për lojtarin më të mirë të Bundesligës për muajin nëntor. Votojeni yllin tonë”, shkruan Werder Bremen.

Miloti gjatë muajit nëntor ka bërë tri gola dhe dy asiste për Werderin.

Ai në klubin e tij u zgjodh lojtari i muajit, ditë më parë.

Komento: