Chelsea me super-transferim në janar

20:58 | 11 Dhjetor 2019

Skuadra e Chelseas do të bëjë një super-transferim në janar.

Chelsea janë të vendosur të tentojnë transferimin e anësorit të Crystal Palace, Ëilfried Zaha.

Skuadra nga ‘Stamford Bridge’ do të jetë e lirë të bëjë transferime gjatë afatit kalimtar të rastit, pasi Gjykata e Arbitrazhit Sportiv ka vendosur t’u reduktojë dënimin.

Zaha thuhet se është i prirë të dëshmojë veten në një nivel më të lartë, dhe Chelsea gjithashtu janë të gatshëm t’i ofrojnë mundësinë, përcjell lajmi.

Mësohet se Chelsea do të ketë në dispozicion mbi 150 milionë euro për transferimet e futbollistëve.

‘Blutë’ këtë sezon prioritet kanë arritjen e një vendi që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Komento: