Milan pritet të jetë aktiv edhe na afatin e janarit për sjelljen e lojtarëve të rinj në ekip, përcjell ORAinfo.
Pas një fillimi të sezonit jo mire, Milan po synon t’i bëjë disa blerje të cilët do ta ndihmonin në përmirësimin e lojës, sidomos në fazën e mbrojtjes.
Mbrëmë skautët e Milan ishin present në ndeshjen Leverkusen – Juventus për të përcjell një lojtar.
Merih Demiral ishte caku i skautëve të MIlan.
Mbrojtësi turk ka qenë në radarin e Milan që nga vera, dhe duke pasur parasysh që ai nuk ka luajtur shumë për Bianconeri, një kalim i tij në San Siro pritet të ndodh qysh në janar. /ORAinfo/