Bombë nga Italia: Ousmane Dembele në janar zbarkon në ‘San Siro’

13:34 | 12 Dhjetor 2019

Gjiganti nga Serie A, Milan është i interesuar të nënshkruaj me yllin e Barcelonës, Ousmane Dembele.

Tuttosport raporton se klubi me qendër në Milano po vëzhgon situatën nga afër dhe po kërkon të bëjë një veprim për lojtarin në dritaret e ardhshme të transferimit, përcjell ORAinfo.

Sipas raportit, Maldini ka nisur përpjekjet për ta transferuar Dembelen qysh në janar në ‘San Siro’.

Ylli francez ka kaluar një kohë të vështirë që nga momenti i transferimit në klubin katalunas në verën e vitit 2017 nga Borussia Dortmund.

Lëndimet e shpeshta te kanë lënë jashtë fushe për një kohë të gjatë duke e humbur edhe vendin e titullarit.

Mbetët të shihet ditëve në vijim si do të ecin bisedimet mes drejtuesve të Milanit dhe përfaqësuesve të lojtarit. /ORAinfo/

Komento: