Gjiganti italian vihet pas Amir Rrahmanit

16:30 | 12 Dhjetor 2019

Amir Rrahmani ka tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave të mëdha.

Mbrojtësi kosovar mund të bëjë hapin e madh në karrierë, duke u transferuar te Inter.

Mbrojtësi i Kosovës verën që lamë pas nga Dinamo Zagreb u transferua në Serie a te Hellas Verona.

Lojtari është ambientuar mirë në futbollin italian, ku i ka shkelur syrin Interit.

‘Gianluca di Marzio’ raporton se sot ka pasur një takim mes drejtuesve të Hellas Verona dhe Inter, përcjell lajmi.

Sipas ekspertit të merkatos italiane, Inter janë të interesuar për Rrahmanin, të cilin e shohin si lojtar të ngjashëm me Milan Skriniar, i cili verën e ardhshme mund të largohet nga ‘San Siro’.

Inter dhe Verona sot kanë zhvilluar bisedimet e para, me sytë ka e ardhmja.

Komento: