Liverpool me super-transferim në janar

18:46 | 12 Dhjetor 2019

Liverpol arrin marrëveshje për transferimin e yllit të Salzburg.

Klubi është fare pranë zyrtarizimit të transferimit më të ri në afatin kalimtar të janarit.

Ashtu siç raportojnë gazetarët e njohur, skuadra angleze ka arritur marrëveshje me yllin e Salzburg, Takumi Minamino.

Anësori ka qenë padyshim një nga sensacionet e shumta të ekipit austriak në Ligën e Kampionëve, shkruan lajmi.

Ai i ka shënuar Liverpoolit në ‘Anfield’ në ndeshjen e parë të fazës së grupeve.

Minamino do t’i bashkohet skuadrës në muajin janar, ndërsa klauzola e lirimit është vetëm 7.25 milion funte.

Komento: