Willian vendos të cili ekip do të luaj pas janarit

08:45 | 13 Dhjetor 2019

Është ndër mesfushorët me të mirë në botë.

Mesfushori brazilian, Willian nuk do të largohet nga Chelsea gjatë afatit kalimtar të janarit.

Mediumet angleze kanë raportuar të enjten se braziliani tashmë ka nisur negociatat me drejtuesit e klubit londinez për të rinovuar kontratën.

31-vjeçari ka kontratë me Chelsean deri në fund të këtij edicioni, kurse klubi dëshiron ta mbajë të paktën edhe për dy vjet të tjerë.

Ai këtë edicion ka shënuar tri gola dhe ka bërë katër asistime në 21 paraqitje.

“Jam në bisedime me klubin për rinovimin e kontratës dhe besoj se shumë shpejt do të zyrtarizohet marrëveshja”, ka thënë Willian, për të cilin interesim kanë shprehur Barcelona, Juventusi dhe Interi.

Komento: