2020-ta pritet të sjell revolucion të Manchester City.
Pep Guardiola mund të largohet nga bankina e kampionëve të Premierligës në fund të sezonit të ardhshëm, shkaku i klauzolës së tij.
Kontrata e Guardiolas me Man Cityn skadon në vitin 2021, por Daily Mail raporton se ai mund të largohet një vit më herët.
Hierarkia e Manchester Cityn po konsideron Mauricio Pochettinon si zëvendësues të Guardiolas, përcjell lajmi.
Guardiola drejton Manchester Cityn që nga viti 2016, dhe e ardhmja e tij mund të jetë në La Liga, ku flitet për një rikthim të mundshëm te Barcelona.