Kessi jep lajmin e madh për tifozët e Milanit

14:13 | 13 Dhjetor 2019

Franke Kessie është i vendosur të qëndrojë për shumë vite dhe shton se do ta bëjë më të mirën për këto ngjyra.

Mesfushori 22 vjeçar u bashkua me skuadrën e Serie A në një transferim të përhershëm verën e kaluar në fund të një huazimi dyvjeçar nga Atalanta.

Edhe pse ylli i Bregut të Fildishtë ka qenë i rregullt i skuadrës së parë për kuqezinjtë, raportet në Itali pretendojnë se klubi po mendon ta largojë atë në janar për të financuar investime të mëtejshme në skuadër.

“Nëse do të doja të largohesha, unë do ta kisha bërë atë tashmë”, i tha ai Sport Mediaset. “Dua të qëndroj këtu për shumë vite, një ekip që e kam mbështetur që kur isha fëmijë”.

“Për mua është një ëndërr e realizuar dhe gjithmonë do të jap më të mirën për këto ngjyra”.

Komento: