Lajm i keq për tifozët e Manchester City.
Dyshja e Manchester Cityt, John Stones dhe Sergio Aguero do të mungojnë në derbin kundër Arsenalit, por Pep Guardiola shpreson që David Silva të jetë i gatshëm për ndeshjen kundër ‘Emirates’.
Këtë e ka konfirmuar Pep Guardiola në konferencën për shtyp, para ndeshjes së fundjavës.
I pyetur për situatën e Stones, Guardiola ka shtuar: “Ai është i lënduar. Nuk e di se kur do të kthehet”.
“Edhe Sergio është jasht, ai nuk po stërvitet akoma”.
Derbi mes Arsenal dhe Manchester Cityt luhet ditën e diel, me fillim nga ora 17:30.