Ndodh “çmenduria”, Real po e largon Jovicin

15:59 | 13 Dhjetor 2019

Real Madrid, po mendon ta dërgojë Luka Joviçin në hua në janar zbulon Calcio Mercato.

Serbi mund të largohet kur tregu i transferimeve të rihapet pasi të ketë duruar një fillim zhgënjyes për karrierën e tij në Santiago Bernabeu,përcjell ORAinfo.

Joviç, ka arritur të shënojë vetëm një gol të La Liga që kur u transferua në Madrid nga Eintracht Frankfurt për 54 milion £ (72 milion dollarë) gjatë verës./ORAinfo/

Komento: