Më shumë se një orë, ende po vazdon takimi Mustafa-Kurti

17:41 | 13 Dhjetor 2019

Sonte është duke u zhvilluar takimi mes Isa Mustafës dhe Albin Kurtit.

Ka më shumë se një orë që ka filluar takimi mes Kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti dhe atij të LDK-së Isa Mustafa.

Takimi është duke u zhvilluar në ambientet e Kuvendit të Kosovës, shkruan Indeksonline.

Mediat nuk kanë qenë të lajmëruar për këtë takim.

Isa Mustafa para takimit tha se do të bisedoj me Kurtin por që nuk garanton asgjë.

Komento: