Bllokohet transferimi i Fabregas te Monaco

17:40 | 09 January 2019

Mesfushori spanjoll Cesc Fabregasi detyrohet të presë për transferimin te klubi francez Monaco.

Fabregas ka refuzuar gjigantin italian Milanin për Monacon.

Për transferimin e Cesc Fabregasit nga Chelsea në Monaco tashmë është arritur një marrëveshje, mirëpo kjo marrëveshje nuk është finalizuar ende dhe mesfushori spanjoll do të duhet të presë derisa Chelsea ta sigurojë transferimin e një zëvendësuesi për të.

Fabregasi ishte përshëndetur me lot në sy me tifozët e Chelsea në Stamford Bridge në ndeshjen kundër Nottinghamit, megjithatë ai ende nuk e ka kompletuar transferimin në Monaco, transmeton Gazeta Express.

E përditshmja spanjolle, Marca, raporton se spanjolli do të bëhet lojtar i Monacos sapo ta gjejë Chelsea një zëvendësues për të. Kjo është arsyeja pse ai ende nuk ka udhëtuar në Monaco dhe nuk është prezantuar si lojtar i këtij klubi.

Mediat në Spanjë raportojnë se Fabregasi veçse e ka nënshkruar një kontratë trevjeçare me gjigantin francez. Kjo kontratë e mban spanjoll në Monaco deri në qershor të vitit 2022.

Trajneri i Monacos, Thierry Henry, dëshiron që kjo marrëveshje të kompletohet sa më shpejt që të jetë e mundur. Këta të dy ishin bashkëlojtarë për tri sezone në Arsenal, ndërsa tani Henry mezi po e pret ribashkimin e tyre, pasi që klubit të tij, që është në krizë për momentin, mund t;i vijë në ndihmë talenti i spanjollit.

Komento: