Zyrtari i VV-së kritikon LDK-në për kërkesat në bisedimet për arritjen e marrëveshjes

00:00 | 14 Dhjetor 2019

Zyrtari i VV-së ka kritikuar LDK-në për kërkesat në bisedimet për arritjen e marrëveshjes.

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Ali Lajçi, ka shprehur optimizëm se marrëveshja për bashkëqeverisje mes partisë së tij dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës do të arrihet.

Ai ka thënë se kjo ujdi është në interesin e vendin, prandaj edhe marrëveshja duhet të bëhet.

Lajçi ka kritikuar LDK’në për kërkesat e saj në bisedimet për arritjen e marrëveshjes.

Ai ka thënë për “Epoka e Re” se partia e Isa Mustafës duhet të jetë më fleksibile në këto bisedime, dhe të mos ndalet në disa poste.

Zyrtari i VV’së ka treguar se posti i presidentit të ardhshëm të vendit është duke e vështirësuar marrëveshjen mes këtyre dy subjekteve politike.

Komento: