Ky është transferimi i ëndrrave për Dortmundin

08:14 | 14 Dhjetor 2019

Haaland do të ishte transferimi i ëndrrave për Dortmund thotë Hamman.

Erling Haaland është një nga lojtarët që po merr vëmendjen më të madhe, para merkatos së janarit.

Haaland ka kaluar në një formë të jashtëzakonshme me Salzburg, si në Premierligë, ashtu edhe në Bundesligën austriake, duke tërhequr vëmendje të madhe nga gjigantët evropianë.

Norvegjezi është lidhur së fundmi edhe me një kalim të mundshëm tek Borussia Dortmund, transferim të cilin e mbështet edhe Dietamr Hamman, që dikur luante me Liverpool dhe Gjermaninë.

Hamman ka thënë se Haaland do të ishte një nënshkrim ëndrrash për Dortmund, përcjell lajmi.

“Ai do të përshtatej shumë më mirë tek Dortmund, sesa tek Leipzig. Leipzig kanë golëshënues si Forsberg, Poulsen dhe Werner. Dortmund, gjithsesi, mund të mbështeten vetëm tek Alcacer” ka thënë Hamman.

“Ai do të ishte një diamant që do të ishte transferim i ëndrrave për Dortmund” ka shtuar ikona gjermane.

Mbetet të shihet nëse skuadra ‘Verdh e zi’ do të sigurojë nënshkrimin e Erling Haaland, gjatë muajit janar.

Komento: