Zbulohet klauzola e transferim të ri të Milanit

17:48 | 09 January 2019

Milan ka bërë nënshkrimin e parë në afatin e janarit me mesfushorin brazilian Paqueta.

Nënshkrimi i ri i Milanit Paqueta foli dje me mediat italiane në ditën e tij të parë në klub.

Rossonerët nënshkruan yllin brazilian për 35 milionë euro dhe sipas La Gazzetta dello Sport, Flamengo gjithashtu kanë rënë dakord për një klauzolë shitjeje që do t’u lejojë atyre të sigurojnë një përqindje midis 20% dhe 25% nëse lojtari do të shitet në të ardhmen, përcjell ORAinfo.

Milan pret që të forcojë mesfushën me brazilianin.

Ardhja e Paquetes pritet t’i rrezikojë vendin mesfushorit turk Hakan Çalhanoglu, pasi që të dy luajnë në pozitën e njëjtë. /ORAinfo/

Komento: