Publikohen fotografitë e para të djalit të “Kemajlit”, kaq shumë i ngjan atij

12:52 | 14 Dhjetor 2019

Aktori i njohur turk, Burak Ozçivit dhe bashkëshortja e tij, e cila po ashtu është aktore, Fahriye Evcen në muajin prill janë bekuar me një djalë të cilin e kanë pagëzuar me emrin, Karan.

Që nga lindja e djalit çifti kanë qenë mjaft të rrezervuar sa i përket publikimit të fotografive të vogëlushit.

Mirëpo, Fahriye është ajo e cila sot me anë të disa fotografive ka njoftuar djalin me fansat e saj dhe të Burakut. Aktorja afër djali të saj duket majft e lumtur, shkruan rtv21.

Gjatë muajve të verës, për aktoren ishte përfolur shumë ne lidhje me peshen e saj pas lindjes së djalit.

Kujtojmë se, gjatë kohës sa aktorja ishte shtatëzënë, dyshja patën hequr dorë nga projektet për të iu përkushtuar krejtësisht periudhës më të lumtur të jetës së tyre.

Buraku dhe Fahriye janë martuar në vitin 2017.

Komento: