Nuk ka kush që e ndal Rashicën, shënon një super-gol

16:23 | 14 Dhjetor 2019

Futbollisti, Milot Rashica po kalon në një formë të jashtëzakonshme.

Werder Bremeni ka arritur të kalojë në epërsi me rezultat 1:0 në ndeshjen kundër Bayen Munchen, që po zhvillohet për momentin në stadiumin Allianz Arena, në kuadër të ndeshjes së 15-të të Bundesligës.

Në minutën e 25-të të ndeshjes, Milot Rashica e mposhti portierin Manuel Neuer me një supergol, duke e kaluar Bremenin në epërsi.

Komento: