Ibra te Milan, vjen reagimi i papritur nga Berlusconi

17:59 | 14 Dhjetor 2019

Silvio Berlusconi, pronari i Monza dhe ish-presidenti i AC Milan, komentoi mbi thashethemet që lidhin Zlatan Ibrahimoviç me një rikthim te kuqezinjtë.

Sigurisht, si gjithmonë me Berluskonin, përgjigja nuk ishte saktësisht si gjithë të tjerat, përcjell ORAinfo.

Në anën e fjalimit të tij në Palazzo Delle Stelline në Milano, 83-vjeçari befasoi me fjalët e tij lidhur me kalimin e suedezit te Milan.
“Ibrahimoviç kthehet në Milano? Shpresoj që ai të vijë në Monza”, ka përfunduar Berlusconi./ORAinfo/

Komento: