PSG ia terron Interit, ja për sa para po e blen Icardin

20:15 | 14 Dhjetor 2019

Paris Saint-Germain, raportohet se dëshiron të sigurojë nënshkrimin e përhershëm të Mauro Icardi gjatë afatit kalimtar të janarit.

Që nga largimi i Interit për Parc des Princes në një marrëveshje huazimi sezonal, Icardi ka shënuar 12 gola nga 15 paraqitje në të gjitha garat,përcjell ORAinfo.

PSG është në gjendje të nënshkruajë ndërkombëtarein e Argjentinës për 58 milion £ në janar dhe duket se ka gjasa që ata të përfitojnë nga ajo marrëveshje në fillim të vitit 2020./ORAinfo

Komento: