Kante po e dëshiron largimin nga Chelsea.
Një nga lojtarët më të mirë të Chelsea, N’Golo Kante, dëshiron të largohet nga ‘Blutë’.
Kante ka qenë pjesa kyçe e formacionit të Chelsea në sezonet e fundit, duke qenë gjithmonë në mesin e më të mirëve.
Por, mesfushori francez duket se është ngopur me aventurën e tij në ‘Stamford Bridge’.
Raportime nga mediet britanike bëjnë të ditur se Kante dëshiron të largohet nga Chelsea, gjatë verës, transmeton lajmi.
Destinacioni i preferuar për lojtarin thuhet të jetë La Liga, saktësisht, skuadra e Real Madrid.
Kante kaloi tek Chelsea nga Leicester, duke u kthyer në një nga më të mirët në botë për pozitën e tij.
.