Edhe sot do të mbahet takim në mes të krerëve të Lëvizjës Vetëvendosje dhe Lidhjës Demokratike e Kosovës.
Kjo në përpjekje për të arritur marrëveshje koalicioni për të ndërtuar Qeverinë e re.
Takimin e sotëm e konfirmoi një ditë më parë Nënkryetari i LVV-së, Glauk Konjufca në adresimin e tij për media.
Ai theksoi se takimi do të vazhdojë nga aty ku e lanë të shtunën mbrëma.