Plotë 120 vite histori, tifozët e Milanit krijojnë një koreografi fantastike

16:20 | 15 Dhjetor 2019

Milan llogaritet si njëri nga klubet më të vjetra.

Klubi i madh italian, Milani sot (e diel) feston 120 vjetorin e themelimit të klubit.

Rossonerët kanë mbushur 120 vite jetë, pasi u themeluan më 15 dhjetor të vitit 1899.

Ky vit jubilar vjen në një kohë jo pozitive për Milanin, pasi kuqezinjtë nuk janë në formën më të mirë në vitet e fundit.

Megjithatë, tifozët e klubit asnjëherë nuk e kanë lënë vetëm ekipin dhe kanë qenë gjithmonë në përkrahje të tyre.

Një gjë të tillë e kanë treguar edhe sot në takimin në shtëpi ndaj Sassuolos.

Tifozët e Milanit kishin krijuar një koreografi fantastike, ku i gjithë stadiumi ishte i veshur me shall të kuqe.

“120 vite pasion”, ishte shënimi në shallët e tifozëve.

Ndërsa në banerin kryesor të tifozëve shkruante: “Gjithmonë do të jemi së bashku me ju”.

Komento: