Pacolli te porti i Hamburgur, tregon punët e rënda që kishte punuar dikur

17:00 | 15 Dhjetor 2019

Mbrëmë Gjermanisë i është shtuar edhe një Konzullatë gjenerale e Republikës së Kosovës.

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, këtë vikend është duke e kaluar në Gjermani.

Ai madje ka vizituar portin e Hamburgut, ku ka ndaluar që ta bëj edhe një fotografi, duke treguar se pikërisht në këtë vend para më shumë se katër dekadash ka bërë punë fizike, për t’i financuar studimet e tij!

Ky është postimi i tij i plotë:

Ky postim u dedikohet miqve dhe dashamirësve të mi!

Në këtë fotografi shihet porti i Hamburgut, në të cilin para 46 vitesh punoja punë të rënda fizike(trajtimin e anijeve te mallrave) për të financuar studimet e mija.

Ishte ndjenjë emocionuese të gjindem prap në këtë vend, tani në një pozicion krejtësisht tjetër dhe jo më si qytetar i Jugoslavisë por qytetar i Republikës së Kosovës.
Mbrëmë këtu inagurova Konzullaten gjenerale të Republikës së pavarur të Kosovës

Komento: