Ngec Milan, arrin vetëm një pikë ta rrëmbejë ndaj Sassuolos

17:03 | 15 Dhjetor 2019

Milan sot ka festuar 120 vjetorin e themelimit si klub, por që nuk arriti të i rrëmbejë tri pikë ndaj Sassuolos.

Milani nuk ka arritur të marrë më shumë se një pikë në javën e 16-të të Serie A-së.

Rossonerët festuan 120 vjetorin e themelimit si klub, mirëpo u ndalën në San Siro nga Sassuolo në barazimin pa gola.

Milani kishte disa shanse të mira që të shënonte, por Krzysztof Piatek i shpërdori disa shanse të mira në pjesën e parë.

45 minutëshi i dytë kishte një ritëm më të lartë të lojës, por që Suso dhe Hakan Calhanouglu, nuk arritën që të konkretizonin rastet e tyre.

Shanse të mira për gol kishin edhe Lucas Hernadez e Giacomo Bonaventura, por që goditjet e tyre i ndali Pegolo.

Sassuolo më pas tentoi të fitonte tri pikë nga kundërsulmet, me lojtarët e Milanit që dukeshin të lodhur, por që në fund rezultati mbeti i pandryshuar.

Pas javës së 16-të, Milani gjendet në pozitën e dhjetë me 21 pikë, ndërsa në xhiron e 17 do të takohen me Atalantan.

Komento: