Milan 0-0 Sassuolo, notat e lojtarëve

17:42 | 15 Dhjetor 2019

Rossonerët dështuan që sot të festojnë për tri pikë të fituara.

Milani nuk arriti ta festonte 120 vjetorin e themelimit si klub në mënyrën më të mirë të mundshme, pasi barazoi pa gola ndaj Sassuolos.

Ndeshja që u zhvillua në kuadër të javës së 16-të në Serie A, nuk prodhoi asnjë gol edhe rastet nuk munguan.

Sassuolo ishte skuadër më e mirë në fushë dhe mori notën e përgjithshme 7.08, derisa Rossonerët u vlerësuan me 6.95.

Lojtari me paraqitjen më të mirë në këtë takim ishte portieri i mysafirëve, Gianluca Pegolo, me notën 9.1.

Në anën tjetër, dështimi i këtij takimi ishte Franck Kessie, që u vlerësua me 6.0.

Komento: