Barcelona ia tregon derën yllit të madh

21:00 | 15 Dhjetor 2019

Samuel Umitit, duket se nuk ka vend te Barça.

Në Barça ata janë të vetëdijshëm se Samuel Umtiti ka shanse serioze të largohet nga skuadra edhe këtë janar.

Ai është i lodhur duke qenë një zëvendësues dhe duke qenë nën hijen e Gerard Piqué dhe Clément Lenglet, të cilët janë plotësisht të panegociueshëm për Ernesto Valverde në boshtin e pasme, dhe është në kërkim të sfidave të reja,përcjell ORAinfo.

Në Camp Nou janë të bindur se Umititi mund të largohet dhe do të duhet ta zëvendësojë atë me një nënshkrim të ri.
Barcelona ka emra në listë si Milan Skriniar, Kalidou Koulibaly, dhe të tjera më ekonomikisht të përballueshme, siç janë Unai Núñez ose Pau Torres.

Dhe ata tani shtojnë një opsion të ri, i cili gjithashtu luan në Spanjë: Diego Carlos./ORAinfo/

Komento: