Ylli holandez rrezikon Euro 2020

21:20 | 15 Dhjetor 2019

Lëndohet ylli holandez.

Mundësia e Memphis Depay për të luajtur për Holandën në Euro 2020 mund të jetë në dyshim pasi trajneri i Lyon, Rudi Garcia zbuloi se ai mund të ketë thyer ligamentet në gjurin e tij të majtë gjatë humbjes të së dielës në Ligue 1 ndaj Rennes.

Depay u lëndua në një përplasje me Hamari Traore në minutën e 29′, por u zëvendësua vetëm pas pjesës së parë dhe Garcia kishte frikë nga më e keqja për yllin e skuadrës, i cili ka shënuar tetë herë në tetë ndeshjet e tij të fundit në të gjitha garat për Lyon, përfshirë golin që i çoi në raundin e 16 më të mirave në Ligën e Kampionëve, përcjell lajmi.

Depay ka qenë një nga lojtarët kryesor për Hollandën e rigjallëruar, duke shënuar tetë herë dhe duke bërë tetë asistime ndërsa ‘Oranje’ u kualifikuan në turneun e tyre të parë madhor që nga Kupa e Botës 2014.

Sidoqoftë, ai do të jetë jashtë fushave për një kohë të gjatë dhe nuk ka garanci se do të jetë i gatshëm për Evropianit e vitit të ardhshëm.

Komento: