
Valencia dhe Real Madrid i kanë ndarë pikët.
Real Madridi nuk ka arritur më shumë se një barazim me Valencian në xhiron e 17-të të La Ligës.
Soler te Valencia dhe Karim Benzema te Reali në minutat shtesë realizuan golat për barazimin 1 me 1.
Reali që, pas barazimit të djeshëm të Barcelonës me Real Sociedadin, kishte mundësi të dilte në vend të parë në tabelë, mbetet sërish i dyti.
“Mbretërit” kanë 35 pikë, aq sa ka Barça në krye. Valencia është e teta me 27 pikë.