Alarmante, prishtinasit po ‘ngufaten’ nga ajri i ndotur

23:59 | 15 Dhjetor 2019

Edhe sonte, Prishtina po përballet me ajrin e ndotur.

Qytetarët e Prishtinës po vazhdojnë të përballen me ndotje të lartë të ajrit.

Në bazë të matësit të Ambasadës Amerikane në Prishtinë për cilësinë e ajrit, shkalla e ndotjes në ora 23:00 ka arritur në 201.

Kjo shkallë e ndotjes llogaritet të jetë shumë e pashëndetshme.

Si pasojë e kësaj ndotjeje të ajrit, të gjithë qytetarët janë të rrezikuar për përkeqësime shëndetësore.

Këshillohet që të gjithë personat që kanë probleme shëndetësore me sëmundjet e frymëmarrjes si dhe fëmijët të mos ekspozohen në këtë ajër të ndotur, pasi që kjo ndikon edhe më keq në shëndetin e tyre.

Komento: