Manchester United , është afër për të nënshkruar sulmuesin austriak të Red Bull Salzburg, Erling Braut Haaland në dritaren e transferimit të janarit.
19-vjeçari është një nga emrat më të përfolur në Evropë pasi arriti të shënojë 28 gola së bashku me sigurimin e shtatë asistimeve në vetëm 28 ndeshje në të gjitha garat për klubin e tij aktual,përcjell ORAinfo.
Është raportuar më herët se Haaland ka tërhequr interes nga një numër i klubeve më të mira evropiane, duke përfshirë pëlqimet e Juventus nga Italia, Real Madrid nga Spanja dhe Borussia Dortmund nga Gjermania.
Gjithsesi, Haaland ka treguar se preferon të transferohet te Manchester United./ORAinfo/